Vendet europiane duhet të përgatisin plane rezervë për zhdukjen e mushkonjave në zonat ku ka raste të importuara të “Zikës”.

“Përgatitja e vendeve evropiane, përfshin forcimin e sistemeve të mbikqyrjes për të siguruar njoftimin e shpejtë të rasteve. Rishikimin e planeve të emergjencës për shpërthimet e sëmundjeve të transmetuara nga insektet, për të siguruar masa të shpejta të kontrollit rreth rasteve të importuara në zonat me insekte “kompetente”. Nxitjen e përpjekjeve për kontrollin e mushkonjave Aedes. Forcimin e mbikëqyrjes së mushkonjave, duke përfshirë edhe ato nga speciet pushtuese.”- thuhet në dokumentin e publikuar nga Qendra Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

Agjencia Ndërkombëtare Atomike, do të jetë këtë javë në Brazil, për të verifikuar mundësinë e mushkonjave sterile meshkuj bërë me doza të ulëta të rrezatimit. Në këto ditë pritet në Amerikën e Jugut gjithashtu edhe Margaret Chan, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH./tvklan.al