Është gjetur një lidhje e mundshme që lidh virus Zika me sëmundjen e microcefalisë tek fëmijët e vegjël.

Eksperimentet e bëra në qeliza të kultivuara në laborotor, tregojnë që virus godet shumë fortë qelizat staminale të kores së trurit, duke bllokuar shumëfshimin e tyre, deri duke i shkaktuar dhe vdekjen.

Zbuimi që mund t’i hapë rrugë kërkimit mbi kura të mundshme, është publikuar në revistë “Cell Stem Cell” nga “Johns Hopkins University” në bashkëpunim me Universitetin Shtetëror të Floridas dhe “Emory University”.

Kështu përpara kërcënimit gjithmonë e më prezent të Zikës, kërkuesit kanë vendosur që të bashkojnë forcat në një task-force, për të vëzhdguar nga afër sjelljen e virusit.

Gjatë studimi është parë se Zika godet tërësisht një lloj të veçantë qelizash staminale të trurit, që janë në origjinë të kores celebrale.

Virusi i infekton këto qeliza në tre ditë dhe i përdor si “mburojë” për t’u fshehur dhe për t’u shumëfishuar, duke bllokuar shumfishimit e tyre e duke i cuar drejt vdekjes.

Pas këtij zbulimi të parë që mund të çojë në lidhjen e Zikës dhe mikrocefalisë, studiuesit kanë ndërmend të vazhdojnë në kërkimet e tyre, për gjetje e një kure./tvklan.al