Të paktën 65 zjarrfikës po luftojnë me flakët, pas një shpërthimi të ndodhur këtë të hënë, në një bllok apartamentesh në Londër.

Ngjarja ndodhi në Hornchurch, në lindje të kryeqytetit britanik. Për pasojë, të gjitha rrugët pranë zonës u mbyllën, ndërsa mbetjet mësohet se u shpërndanë në të gjithë hapësirën përreth.

zjarr-britani

Sipas

Daily Mail,

nuk dihet ende shkaku i këtij shpërthimi masiv, megjithatë policia ka nisur hetimet. Në vendngjarje ndodhen ambulanca të shumta. 

Deri më tani raportohet për të paktën pesë persona të lënduar, megjithatë numri dyshohet të jetë më i madh./tvklan.al