Zjarrfikëset po përpiqen të venë nën kontroll një zjarr masiv që ka përfshirë një zonë tejet të populluar të Londrës, ndërsa një numër i madh banesash mësohet se po evakuohen.

Sipas britanikes “The Sun” zjarri ra rreth orës 18:00 në Plainstow, në lindje të kryeqytetit britanik.

Flakët kanë përfshirë edhe një servis makinash, ndërsa zjarrfikëset po përpiqen që të heqin disa cilindra gazi. Në vendin e ngjarjes mësohet se ndodhen forca të shumta zjarrëfikse, shërbime të emergjencës, si dhe të policisë.

Deri më tani fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar./tvklan.al