Një zjarr masiv ka përfshirë mbrëmjen e sotme një kodër në fshatin Mëzez të Tiranës.

Flakët mësohet se janë të përmasave të mëdha, duke rrezikuar shtëpitë e banorëve që ndodhen pranë.

Në vendngjarje janë nisur tre automjete të zjarrfikëses, për të vënë nën kontroll flakët.

Paraprakisht mbetet i paqartë se shkaku i rënies së këtij zjarri, ndërsa nuk raportohet për të lënduar./tvklan.al