Një zjarr masiv ka përfshirë një servis makinash mëngjesin e së shtunës në Kamëz.

Zjarri ka rënë rreth orës 07:10, ndërsa mësohet se flakët kanë përfshirë disa automjete që ndodheshin në servis.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar 3 makina të shërbimit zjarrfikës, që po punojnë për shuarjen e flakëve.

Arsyet e rënies së këtij zjarri mbeten ende të panjohura./tvklan.al