Një zjarr masiv përfshiu disa hektarë tokë me ullishte pranë rrugës nacionale Fier Levan.

Fillimisht zjarri  ra në afërsi të liqenit të Levanit, por për shkak të erës u përhap duke përfshirë edhe ullishtet pranë rrugës nacionale.

Për shkak të afërsisë me rrugën nacionale  policia devijoi qarkullimin në aksin Fier-Levan. Zjarri I rënë dhe devijimi I qarkullimit sollën trafik të rënduar.

Tv Klan