Një magazinë rreth 2000 metra katrorë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Tiranë. Pavarësisht ndërhyrjes së 7 makinave të shërbimit zjarrëfikës, zjarri vijon ende.

Tvklan.al

sjell foto nga vendngjarja, ku efektivët e PMNZSH-së po luftojnë me flakët.

Sipas policisë, zjarri ka rënë rreth orës 21:10, në një magazinë me pajisje elektrike në rrugën “Bego Hoxha”, në Misto Mame.

Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë zjarrëfikset dhe shërbimet e policisë, për të dhënë ndihmën në perimetrin e sigurisë.

Paraprakisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit./tvklan.al