Një magazinë është përfshirë nga flakët këtë të martë rreth orës 19:30, në rrugën “Siri Kodra” në kryeqytet.

Burime të zyrtare thonë se menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja, të cilët po punojnë për fikjen e zjarrit, si dhe evakuimin e banorëve të ndodhur në banesat pranë.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Një grup hetimor ndodhet në vendngjarje, i cili po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.

/tvklan.al