fiumicino

Puna në aeroportin e Fiumiçinos në Romë u pezullua për disa orë, për shkak të një zjarri të rënë në një pyll aty pranë. Zjarri përfshiu një sipërfaqe pyjore prej 40 hektarësh, duke shkaktuar një re të madhe tymi.

Flakët u përhapën me shpejtësi për shkak edhe të erërave të forta. Autoritetet vendosën pezullimin e fluturimeve për të shmangur rrezikun që mund të krijohej për avionët. Puna rinisi pasdite, pasi ekipet zjarrfikëse vunë flakët nën kontroll, me ndihmën edhe të avionëve zjarrëfikës.

Dy muaj më parë, një zjarr i rënë një njërin prej terminaleve të aeroportit, detyroi autoritetet të ndërpresin disa prej shërbimeve. Pas atij zjarri, aeroporti iu rikthye funksionimit të plotë më 17 Korrik.

Tv Klan