Uzina e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së mërkurës, duke lënë të plagosur lehtë një punëtor.

Sipas policisë, zjarri ka rënë rreth orës 07:20 në repartin e “Koksit”, ku digjen mbetjet toksike të naftës.

Si pasojë e zjarrit është dëmtuar lehtë 53-vjeçari L.Y, banues në fshatin Drenovë, Mallakastër, i cili po merr mjekim në spital.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit që është vënë nën kontroll.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al