Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar situatën emergjente në Kaliforni, ndërsa zjarrfikësit po përballen me disa zjarre të forta të nxitura nga era në të gjithë zonat jugore të shtetit.

Zjarrfikësit po luftojnë disa zjarre intensive në Kaliforninë e Jugut që kanë shkatërruar së paku 500 ndërtesa gjatë pesë ditëve të fundit.

Më shumë se 5,700 zjarrfikës nga e gjithë Kalifornia dhe rajoni po punojnë për të ndaluar përhapjen e gjashtë zjarreve të mëdha dhe zjarreve të tjera më të vogla që kanë shpërthyer që nga e hëna, nga Los Anxheli deri në bregun e Paqësorit deri në Santa Barbara.

Të paktën 65 struktura janë shkatërruar nga Zjarri i Liljeve në pjesën gjysmë rurale të San Diego County.

Erërat e forta u reduktuan brenda natës, por parashikuesit thonë se do të kthehen të premten më vonë, edhe pse ato do të jenë më pak të përhapura./tvklan.al