Mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Kaliforni, pasi prej disa ditësh kjo zonë është e përfshirë nga zjarre të fuqishme.

Sipas televizionit “NBC 4” janë aktualisht  809371 metra katrorë tokë e djegur, zjarret kërcënojnë rreth 3 mijë shtëpi, ndërsa 5 mijë njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.

Ndër ata që janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre, kanë qenë dhe shumë personazhe të njohur, që jetojnë zonë  e Calabasas.

Ndër to Kim Kardashian dhe bashkëshorti i saj, Kane West janë larguar që ditën e premte, ndërsa motra e saj Kylie Jenner, ka postuar në Snapchat, pamje të tymit që i afroheshin shtëpisë së saj.

Ndëkohë që dhe shumë personazhe të njohur si Ellen DeGeneres kanë shkruar në rrjete sociale, për përmasat e zjarrit që pushtuar këtë zonë.

Policia ka kërkuar menjëherë evakuimin e zonës, ndërsa të rrezikuara janë edhe shtëpitë e Khloe dhe Kourtney Kardashian, Scott Disick, Lamar Odom, Jessica Simpson, Katie Holmes, familjes Jackson dhe Mariah Carey./tvklan.al