Lezhë – Vatrat e zjarrit që përfshiu malin e Shëngjinit 3 ditë më parë vazhdojnë të jenë aktive.

Gjatë natës flakët e zjarrit kanë përparuar drejt qendrës së qytetit të Shëngjinit. Edhe pse zjarrfikësit dhe forcat komando të përfshira në operacionet e shpëtimit krijuan një perimetër sigurie, aktivizimi i 2 vatrave në zonën e Ranës së hedhun e bëjnë situatën sërish kritike, duke rrezikuar seriozisht dhe resortet turistike në këtë zonë.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, si nga toka ashtu dhe nga ajri me helikopter po vijojnë. Por ndryshe mendojnë banorët që thonë se ndërhyrja ishte e vogël, ndërsa u evidentua pamundësia e shtetit për të përballuar situata të tilla.

Operacioni për përmirësimin e situatës vijon në terren.

Tv Klan