Vijon të rritet bilanci i viktimave të zjarrit që shkrumboi një kullë banimi në Londër, 6 ditë më parë. 79 persona janë deklaruar të vdekur, shumë prej të cilëve janë shpallur të humbur.

Sipas Policisë së Londrës, bilanci i viktimave mund të ndryshojë sërish. Mediat publikuan së fundmi pamjet pas zjarrit ku shfaqen apartamentet e banimit të shkatërruara plotësisht.

Shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë. Shumë prej familjeve që jetonin në kullën Grenfell kanë humbur secila nga të paktën një familjar.

Më shumë se 50 persona mbeten të plagosur, 18 prej tyre morën plagë të rënda. 9 persona janë në gjendje të rëndë. Autoritetet po punojnë për identifikimin e viktimave, një mision pothuajse i pamundur.

Tv Klan