Pavarësisht se autori i zjarrit në spitalin privat dhe objektvi i tij ndërruan jetë, prokuroria e Tiranës do të vazhdojë hetimin për të zbardhur motivin e kësaj ngjarje të rëndë.

Burime nga grupi hetimor sqarojnë se janë marrë në pyetje tre dëshmitarë okular. Ata kanë thënë se mes Lefter Canaj personit që vuri zjarrin dhe Dashamir Saraçit ka patur një zënkë për rradhën se kush do të kryente dializën më parë.

Mes dëshmitarëve është edhe infermieri, që duket në video duke mjekuar pacientët dhe që nderhyn për të ndalur Canajn. Në polici ai ka thënë se momenti i zjarrit ka qenë i tmerrshëm pasi ccdo gjë ka ndodhur shumë shpejt dhe ai nuk ka pasur mundësi të reagojë.

Në ditët në vijim Prokuroria do të marrë në pyetje familjarët e Canajt dhe Saraçit, për të qartësuar shkaqet që çuan drejt tragjedisë.

4 persona humbën jetën duke perfshirë këtu edhe autorin. Ditën e ngjarjes humbën jetën dy pacientet Sanije Sula 65-vjeç dhe Anife Mali 55-vjeç, të cilat ishin duke u mjekuar në të njëjtën dhomë. Sipas policisë ato humbën jetën nga asfiksia.

Të martën si pasojë e djegjeve të mëdha gjeti vdekjen edhe autori Lefter Canaj. Ndërsa pasditen e të mërkurës humbi jetën edhe 45-vjeçari Dashamir Saraçi objektivi i sulmit.

Tv Klan