Rritet bilanci i viktimave, pas zjarrit që ra në spitalin privat, në Tiranë. Një ditë pas tragjedisë, ka ndërruar jetë dhe autori i zjarrvënies, Lefter Canaj, 57 vjeç.

Një ditë më parë, pas një sherri me pacientin Dashamir Saraçi, Canaj shkoi në dhomën e këtij të fundit me një bidon me benzinë dhe pasi e spërkati i vuri zjarrin.

Nga zjarri humbën jetën në ambientet e spitalit pacientet Sanie Sulaj nga Mamurrasi dhe Hanife Mali nga Laçi, të cilat ishin duke marrë shërbimin në pavionin e hemo-dializës. I plagosur ka mbetur edhe një infermier, i cili ndohej në dhomë kur shpërthyen flakët.

/tvklan.al