Sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimoviç, duket se nuk dorëzohet kurrë.

Pas dëmtimit që pësoi në gju, Zlatan tha se nëse do të ishte për atë do të kthehej që sot. Suedezi nënshkroi kontratë të re me “Djajtë” duke iu përkushtuar edhe njëherë skuadrës me të cilën shënoi 28 gola në të gjitha kompeticionet sezonin e shkuar.

“Ndihem mirë. Jam trajnuar çdo ditë, që kur kreva operacionin në gju, nuk ka pushime. Kur kthehem të luaj futboll në fushë do të jem më mirë se më parë. Nuk po kthehem, sepse jam unë që jam, po kthehem të jem një version më i mirë i një të vjetri. Ndihem mirë. Nëse do të ishte në dorën time do të doja të luaja futboll që sot, por nuk funksionon kështu,

” tha Ibrahimoviç për Inside United.

Ibrahimoviç e përfundoi sezonin e kaluar me Manchester United duke duke fituar Kupën e Ligës si dhe “Europa League.”/tvklan.al