ZMKNisur nga shqëtësimi i konsumatorëve  se Laboratori i Sigurisë Ushqimore në qytetin e Lushnjes nuk mund të kryejë analizat e produkteve bujqësore,  Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve  ka paraqitur një kërkesë urgjente në Ministrinë e Bujqësisë ku kërkon dokumentin e akreditimit dhe të dhëna teknike të këtij laboratori.

Gjithashtu, ZMK, ngre si shqetësim se dhe afatet kohore të kontrollit të produkteve bujqësore të cilat dalin 5 ditë me vonesë nga hedhja e mallit në treg.