EDI RAMA – Master of puppets

Intervista: “KAZAN MEDIATIK, JO KAZAN MEDIATIK”

Intervista: “MODELI I PREFERUAR I EDI RAMËS”

Intervista: “NJË KM SI EDI RAMA”

Pas 7 vitesh mungesë në studion e emisionit “Zonë e Lirë”, Kryeministri Edi Rama rikthehet në një intervistë me gazetarin Arian Çani, në Televizionin Klan.

“Më kishte marrë malli dhe e kisha mendjen gjithë ditën të të takoja ty”

, ishin këto fjalët e para të Kryeministrit Rama në studion e “Zonë e Lirë”.

Që në nisje të emisionit, Çani kishte rezervuar një “dhuratë” për kreun e qeverisë. Bëhej fjalë për një timon, të cilin Rama e pranoi dhe madje e mbajti me vete gjatë gjithë programit.

Kjo dhuratë simbolike, vjen në një kohë kur Kryeministri në takimet e tij elektorale vijon t’i bëjë thirrje qytetarëve që t’i japën votën Partisë Socialiste, që të qeverisë e vetme… ta mbajë ajo timonin.

Çani: I trashe njerëzit me këtë timonin.

Rama:

Nuk e kuptoj këtë trashjen unë, ngaqë nuk i jap timonit.

Çani:

 Unë kam një dhuratë për ty, do të jap këtë timonin, por ky timoni është bosh këtu në mes, pasi këtu deri tani ka qenë Iliri Meta. Pas 25 Qershorit këtë vend, ose do e zerë Ilir Meta, ose Lulzim Basha.

Ashtu siç kishte bërë edhe me Sali Berishën, në kohën kur ishte Kryeministër, Çani e kontrolloi Ramën nëse mbante veshur jelek antiplumb. Pas kontrollit rezultoi se ai nuk mbante një të tillë.

Më tej, Kryeministri Rama tha se arsyeja përse kishte ardhur në studion e “Zonë e Lirë” ishte Endri Fuga.

“Unë nuk e mendoja se do të vija dhe kam ardhur me urdhër nga lart, ka qenë ideja e tij dhe unë i thashë; “përsëri me atë legen…” I vendos Fuga se ku do shkoj”.

Pjesën e parë të intervistës me Kryeministrin, Çani kishte zgjedhur ta quante “Master of Puppets” (Mjeshtri i Kukullave), pasi sipas drejtuesit të emisionit, Rama është i zoti për të kontrolluar njerëzit.

Çani: Ku e gjeni fuqinë për të ecur para?

“Fuqinë e gjej tek dëshira ku mendoj se dua të arrij. Të jesh i bindur se unë i dua njerëzit dhe nuk i shikoj si

kukulla, por nuk jam i lehtë në marrëdhënie, sepse kërkoj nga njerëzit, investoj shumë dhe nëse nuk marr atë që dua e kam të vështirë të rri me ta. Përsa i përket njerëzve, që ti i referohesh se dal dhe takoj, ata janë arsyeja më e madhe e motivimit tim”.

Çani: A ka pasur ndonjë moment kur je lodhur dhe ke thënë stop, se u lodha me këtë jetë?

“Unë besoj që nuk ka lidhje me çfarë ke arritur, por çfarë do të arrish dhe është fuqia që shikon dhe nuk ka të bëjë me gjatësinë e profesionit, por ka të bëjë me vazhdimësinë e këtij vendi, që unë e shikoj nga ky pozicion”.

Intervistën tjetër, Çani e kishte titulluar “Kazan Mediatik, jo Kazan Mediatik”, që ia shpjegoi Kryeministrit në këtë mënyrë: 

“Në të gjitha studiot që shkon ke thënë kazan mediatik, ore për kë e ke? Se kudo shkon nuk janë ato thua…”.

Në këtë intervistë, kreut të qeverisë iu kërkua që të cilësonte “Kazan mediatik ose jo kazan mediatik”, gazetarë e drejtues të emisioneve të ndryshme në vend.

Teksa dha përgjigje për secilin prej tyre, Rama tha se kazan nënkupton produktin e tyre mediatik dhe jo personin.

(*Më poshtë gjeni përgjigjen e Kryeministrit për disa prej personazheve)

Intervista: Kazan Mediatik, jo Kazan Mediatik

Blendi Fevziu

Produkti Kazan

Eni Vasili

Produkti Kazan

Sokol Balla

Produkti Kazan

Rudina Xhunga

Se di, nuk e kam ndjekur kohët e fundit.

Ylli Rakipi –

Produkti Kazan

Artur Zhei

 Produkti Kazan

Henri Çili 

Produkti Kazan

Baton Haxhiu

Nuk i përket kazanit mediatik, ai është jashtë hyn e del i ftuar, por është jashtë.

Mustafa Nano

Produkti Kazan

Ilva Tare

Kam shumë respekt si person, por Produkti Kazan.

Kur në ekran u shfaq vetë Arian Çani, Kryeministri kishte një përgjigje më të gjatë. Ai e konsideroi Çanin si kazanin e parë, që krijoi këtë vorbull.

“Ti je kazani i parë dhe e krijove këtë vorbull. Kjo është zgjedhja jote dhe këtu brenda ti i lejon vetes gjithçka dhe njerëzit të keqkuptojnë. Ti ke një periudhë, që do t’i qepesh filanit dhe nuk e fsheh. Kurse këta të tjerët të heqin mendjen. Ti je kazani i parë dhe duke qenë se ishe i suksesshëm si kazan, bërë sukses dhe krijove infeksion”.

Më tej, në bashkëbisedimin me Çanin, Kryeministri Rama zbuloi se ka menduar të largohet nga politika, megjithatë ai shpjegoi se nuk ka një datë.

“Joschka Fischer më ka pëlqyer shumë, e kam admiruar shumë dhe kam dashur ta kuptoj mirë sesi ndodh largimi apo ndarja nga politika. Joshka ma ka treguar procesin e përgatitjes për t’u larguar dhe është proces shumë i shëndetshëm, por do fillojë avash – avash. Joschka Fischer kishte mundësi të rrinte në politikë, por ai ishte i përgatitur sepse e kishte vënë limitin

. Unë nuk i kam vënë akoma datë, por jeta e tretë do jetë po aq interesante sa e dyta dhe po aq e bukur sa e para”.

Rama foli edhe për bisedën që kishte zhvilluar me Presidentin amerikan, Donald Trump në samitin e NATO -s.

“Folëm një herë në fillim dhe pastaj gjatë vizitës që bëmë në hollin e godinës së re të NATO -s. Herën e parë folëm për Shqipërinë, për rajonin. Në momentin kur u prezantuam, kur dëgjoi Shqipëria, pati një reagim shumë pozitiv. Pastaj folëm si shkojnë gjërat”.

Edhe në “Zonë e Lirë”, Kryeministri i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste, në mënyrë që ai të drejtojë i vetëm.

“Më jepni të gjithë përgjegjësinë që unë të mos kem nevojë të bëj sikur nuk dëgjoj kur ju thoni gjëra të vërteta, por unë nuk i kam të gjitha në dorë. Timonin ma jepni dhe më ndihmoni në mënyrë që të bëj më tepër ju. Ne nuk bëjmë dot administratë shtetërore në qoftë se koalicionet ngrihen mbi bazën e ndarjes, jo të programeve, por të përgjegjësisë së pushtetit”.

DANIEL SHIMA – Me e-albania shpëtoni nga rradhët dhe mbaroni punë online

ARBEN SHULI,

ANDON FILIPI,

ANA CHRISTINA,

ELLEN BIANCA,

RUBIA FERREIRA – Samba në Tiranë / Tre braziliane te Maria Bonita

Intervista: “SAMBA DO BRAZIL”

LORETA BERHAMI – ‘Nga ke humbur? Libra / Loreta e Pegit sjell historinë e dytë të Elena Ferrantes

Intervista: “MBIEMRI I RI”

KEJSI VERCANI – ‘Po ti kush je?’ Muzikë / Kejsi Vercani vjen me ‘Boll’

Intervista: “MY BOYFRIEND”

Intervista: “BOLL KEJSI”

ALBANO PRODANI,

ARTAN ISLAMI,

ILIRIAN ALI,

MATILDA AVDULI,

MARGENT CAUSHI,

MUHAMET LIKO,

AFRIM AGALLIU,

AGRON HAMO – Teatër / ‘Shtëpia pa dritare’ në skenën e Vlorës nga Pip Duni

Intervista: “SHTËPIA PA DRITARE”