Të ftuar:

Linda Morina / Personazhi i pazakonte / Linda Morina cmend rrjetin

Intervista – “Diss nga Linda Morina”

Intervista – “Loja me lajme”

Linda Morina ishte personazhi i parë, i ftuar sonte në emisionin “Zonë e Lirë”, në Tv Klan.

Gjatë emisionit, drejtuesi i emisionit Arjan Çani pyeti Morinën rreth videoklipeve të saj. Ajo tregoi se së fundmi ka nxjerrë dy këngë të reja, por pa videoklip pasi nuk ka para.

“Nuk kam gjetur ende sponsor për të bërë videoklipe, nuk kam para”

, tha Morina.

Gjatë emisionit, Morina performoi live në studio këngën që i ka kushtuar Kryeministrit Edi Rama. Menjëherë pas performancës, këngëtarja deklaroi se njihet me Ramën dhe se nëse ai do ta dinte që Morina do të ishte në “Zonë e Lirë” do të kishte ardhur.

 

“Përse nuk e ftove Ramën? Nëse do t’i kishe thënë që unë do isha sonte në emision, Edi Rama do të kishte ardhur. Në kushtet që jam unë, Rama do kishte ardhur menjëherë. Edhe Saimir Tahiri do kishte ardhur po ta dinte”,

 tha Linda Morina.

Këngëtarja nga Prishtina, Linda Morina, ka përsëritur në studion e “Zonë e Lirë” të gazetarit Arian Çani disa prej kushteve të cilat duhet të plotësojë çdo kandidat i mundshëm për bashkëshort të sajin.

Megjithëse për pak kohë 38-vjeçare, ajo thotë se e ka ruajtur deri më tani dhe do të vazhdojë ta ruajë virgjërinë për bashkëshortin e saj të ardhshëm.

Arian Çani: Në këtë moshë që je, se nuk je gocë e re, i ke kaluar 40-tat…

Linda Morina: 

38 i bëj në Maj.

Arian Çani: 38, d.m.th për dy vjet bën 40. Si ka mundësi që vazhdon ta mbash trupin kaq në formë? Unë e kam një dyshim. A mos ndoshta siç ke deklaruar këtu herën e fundit që ke ardhur, fakti që ti e mban trupin kaq në formë, është nga fakti që ti nuk e ke përdorur fare në jetën tënde.

Linda Morina: 

Normal.

 

 

Arian Çani: Kur ke qenë herën e fundit në këtë studio, më ke thënë jam e virgjër. Kanë ndryshuar gjërat në trupin tënd Linda, apo jo?

Linda Morina: 

Hiç nuk kanë ndryshuar.

Arian Çani: Pra vazhdon të jesh e virgjër.

Linda Morina:

 Vazhdoj ashtu.

Arian Çani: Big up për Linda Morinën. Një vajzë nga publiku më hodhi një batutë, më tha se ‘Çani nuk është e vetmja Linda Morina që është e virgjër’. Sigurisht që nuk është e vetmja, por janë të rralla gocat 38 vjeçe që janë të virgjëra.

Linda Morina: 

Po ashtu është, e rrallë.

Arian Çani: Meqë prite deri më tani, a ke ndër mend ta shesësh virgjërinë, sepse janë hapur site shumë serioze për këtë punë?

Linda Morina: 

Jo, jo atë që më pëlqen vendos ta marr burrë.

Arian Çani: Po pse Linda ta japësh falas ke pritur deri më tani?

Linda Morina: 

Virgjëria nuk shitet, ajo ruhet për atë burrë që të marrësh.

Ndërsa në vazhdim, duke folur për kushtet që duhet të plotësojë kandidati për bashkëshort, Linda Morina tha: “

Kam qejf të jetë patriot, jo të jetë turlidjali. Jo të jetë hajn, dallaveraxhi, të jetë rrenc, ashtu nuk i dua unë

.

Rati – Muzike / Rati rikthehet fuqishem

Intervista – “Kur te vret Rati”

 

Valbona Rushitaj – ‘Po ti kush je?’ Muzike / Valbona ‘kerkon falje’

Intervista- “Nje dado kengetare”

 

Lorin Bekteshi,

Edjon Hysenaj – Risi ne Shqiperi: E para Casino Erotike online

 

Benard Veliu,

Ilir Binjaku – Spitali Amerikan / Ne duart e dy fizioterapisteve

 

Roel Rapi,

Kristi Dhimitri,

Franko Hoxha – Aventura / Red Bull can you make it?

 

Adriana Tolka,

Eni Jani,

Sabine Mitterecker – Teater / ‘Presidentet’ ne skenen e Kicos 

 

25 aktore nxenes – Teater / Festivali ‘Gjergji Trola’, ndahen cmimet

Intervista – “Tennager blind test”