Të ftuar:

Ditmir Bushati vs Arjan Curri

Shqiperia ne BE / A po bie Sajmir Tahiri deshmor per Europen?

Shqiperia ne BE / A na duhet vertet kjo lloj Europe?

Shqiperia ne BE / A eshte tashme nje perralle nga e kaluara?

Shqiperia ne BE / A duhet t’ua shesim ende si enderr shqiptareve?

Shqiperia ne BE / A jemi gati ndersa nuk plotesojme ende standardet?

Shqiperia ne BE / A do jemi me mire apo me keq?

Intervista – “Europa si gjithe Shqiperia”

Vetëm disa javë më parë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë mes deputetëve pati një situatë të tensionuar.

Deputetët e opozitës qëlluan me miell dhe me vezë në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe ministrave, por në një moment ka qenë ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati i cili është kundërpërgjigjur duke hedhur ujë mbi deputetët. I ftuar sot në “Zonë e Lirë” vetë Bushati sqaroi se veprimi i tij ishte instiktiv dhe jo normal, ndërkohë që shtoi se kryeministri u habit nga veprimi i tij.

Ai veprim nuk është në tipin tim. Nuk është normale, por situata në Kuvend atë ditë ishte anormale dhe veprimi im ishte instiktiv. S’janë reagime normale këto.

Rama u habit nga reagimi im sepse unë jam njeri i qetë. Unë isha duke lexuar një material kur nisi e gjitha kjo. Mirë është që parlamenti të jetë më i qetë”

, tha Bushati.

Çështja e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i cili është akuzuar si i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës është në qendër të vëmendjes. Vetëm një ditë më parë Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit për të qenë një qytetarë i thjeshtë përballë drejtësisë, derisa të zbardhet e vërteta.

 Por sot në emisionin “Zonë e Lirë” ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati nuk i shpëtoi pyetjeve të moderatorit Arjan Çani lidhur me “çështjen Tahiri”.

Bushati tha se nga ana njerëzore i vjen keq për ish-kolegun e tij dhe uroi që drejtësia ta thotë sa më parë fjalën e saj.

Arjan Çani: Ti, Saimiri dhe Damian Gjiknuri ishit treshja që spikasnit më shumë kur ishit në opozitë. Jo politikisht, të vjen keq për atë që i ndodhi Tahirit, thjesht nga ana njerëzore?

Ditmir Bushati: Nuk ka pikë diskutimi, në marrëdhëniet tona njerëzore. Kjo është një situatë e vështirë dhe uroj që drejtësia ta thotë sa më shpejt fjalën dhe uroj që Saimiri të ketë sa më shumë fat në këtë drejtim. Nuk më takon mua të shprehem për këtë ngjarje. Uroj që të dalë faqebardhë nga kjo histori. Por pavarësisht se jemi në “Zonë të Lirë” dua të them se është hera e parë që një politikan në Shqipëri ka ndërmarrë këtë hap duke lënë mandatin dhe duke lënë veten në dispozicion të drejtësisë. Nuk e ka bërë asnjë deri më sot.

Arjan Çani: Mendon se mund të arrestohet?

Ditmir Bushati: Nuk do ta uroja për asnjë nëse nuk ka prova të qenësishme. Ne kemi vendosur një standard të ri në epokën që kemi hyrë, një zyrtarë i lartë siç ishte Saimiri dje vë veten të lirë në dispozicion të drejtësisë.

Arjan Çani: Nuk ka dorë Rama në këtë vendim të Tahirit?

Ditmir Bushati: Nuk ka asnjë lloj presioni nga askush.

Arjan Çani: A po bie Tahiri dëshmor për Europën?

Ditmir Bushati: Absolutisht jo, në rastin në fjalë Tahiri ka ndërmarrë një veprim që heq çdo paragjykim që drejtësia të thotë fjalën e vet.

Altin Basha,

Pjerin Vlashi,

Merita Smaja,

Jozef Shiroka – Teater / ‘Gomari i Babatasit’ me aktual se kurre. Nga 11 maji ne TK

Intervista – “Gomari i Babatasit”

Intervista – “Made in Altin Basha”

Intervista – “Portokall, portokall”

Intervista – “Djath apo embelsire?”

Intervista – “Zone e lire”

 

Andrea Palmieri – Shendeti juaj ne duart e Spitalit Amerikan

 

Ledjon Zoi,

Kristiana Dodaj,

Lorin Terezi – Teater / ‘Kenaqesite e tradhetise’ ne skenen e Kicos

Intervista – “Kenaqesite e tradhetise”

Intervista – “Te gjithe me brire”

 

Sotir Qirjaqi – Maratonomaku 72 vjecar / Sotir Qirjaqi vrapon 42 km ne Rimini

 

Gezim Hidri – ‘Nga ke humbur?’ Gezim Hidri, artisti i pazakonte qe ben perla me gur

Intervista – “Mjeshtri i gurit”