Iva Aliko e ftuar në emisionin “ Zonë e Lirë” të Arjan Çanit  pohoi se dy politikanë e kanë kërkuar dhe telefonuar për ta takuar. Me njërin prej tyre ka pranuar të takohet vetëm për një gotë verë dhe jo për seks. Në disa intervista në median rozë ajo është shprehur se shumë herë politikanët i kanë kërkuar marrëdhënie seksuale.

E pyetur nga moderatori i emisionit “Zonë e Lirë”, Arjan Çani, se me cilin prej 28 politikanëve që i tregoi foton, preferonte të shkonte në shtrat ajo zgjodhi ata të cilët bëjnë dhe ata që nuk bëjnë.

Në fillim ajo ka refuzuar Taulant Ballën dhe Nard Ndokën. Ndërsa për ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, tha se nuk e njeh dhe se ai sipas saj “bënte” për seks.

WhatsApp Image 2017-01-20 at 10.13.51 PM (1) Më pas ishte radha e Arben Ristanit, për të cilin Iva Aliko tha se “bën edhe ai”. Pas Ristanit ajo zgjodhi edhe Flamur Nokën, deputetin e Kukësit të PD-së.

Ajo ka thënë se deputeti i PS-së, Dash Peza nuk “bënte për seks”. Iva Aliko gjithashtu ka zgjedhur edhe kryeministrin Rama, i cili sipas saj bën gjithashtu për seks, po ashtu edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.WhatsApp Image 2017-01-20 at 10.13.51 PM 

Këngëtarja dhe modelja ka zgjedhur edhe Ilir Metën si të përshtatshëm për seks. Ajo refuzoi Eduard Selamin, për shkak se ka simpati për Ilva Taren, bashkëshorten e tij.

Ajo zgjodhi edhe Fidel Yllin dhe refuzoi Blendi Klosin, Genc Pollon dhe Astrit Patozin. Nga ana tjetër, Aliko pranoi se është puthur herë pas herë në buzë për qejf me këngëtaren Gugu.WhatsApp Image 2017-01-20 at 10.13.52 PM (1)

Iva Aliko pretendoi se në fund të vitit në mënyrë të qëllimshme një i panjohur i përplasi makinën. Ajo në emision prezantoi gjithashtu edhe setin e fundit të fotove nudo./ TV KLAN