ZONE E LIRE

Tokësorë dhe tokësore…! Mirëseerdhët në emisionin tim Zonë e Lirë, emision ku personazhet përpiqen vërtetë të jene te lirë… (nga Arian Çani)

“Zonë e Lirë” është një emision me karakter gjeneralist, i cili mbështetet mbi aktualitete të ndryshme, politike, sociale dhe kulturore, lokale dhe ndërkombetare, duke i përcjellë ata nëpërmjet personazheve që ideatori dhe drejtuesi i emisionit, Arian Çani fton në studio.

Këto personazhe janë protagoniste direkt ose indirekt të këtyre ngjarjeve. Promovimi është në thelb te intervistat që zhvillohen në studio.

Politikanë, artistë, shkrimtarë, gazetarë, shkencëtarë janë çdo të premte protagonistë, autorë, apo “viktima” të ngjarjeve apo ndodhive të ndryshme duke rrëfyer e dëshmuar historitë e tyre, e në këtë mënyrë, duke hedhur më shumë dritë mbi to.

ON AIR NË KLAN: E premte 21:00 Rtrs: E shtunë 11:00