Ines Knauss është motra e zonjës së parë të SHBA, Melania Trump. Ajo qëndron gjithmonë prapa dritave të kamerave ndërkohë që e motra ka rrëmbyer gjithnjë vëmendjen e të gjithëve.

Ajo është 2 vite më e madhe se Melania dhe jeton në një apartament që i përket rrjetit Trump, 2 hapa larg Hotelit Trump dhe apartamentit ku jeton e motra me të birin Baron. Apartamenti ka kushtuar 2 mln $.

Motrat mesa duket kanë një marrëdhënie shumë të mirë dhe kur Melania u martua me presidentin e SHBA, Ines ka qenë shoqëruesja e saj në dasmë.

Ato u rritën në një fshat të vogël në Slloveni, Sevnicë dhe gjithmonë kanë pasur ëndërr botën e modës. Ines përkujdeset shumë ndaj të motrës në çdo situatë.