ritaaaaaaaaaaa

Rita Ora ka treguar se është një seks simbol i vërtetë, duke u shpallur femra më seksi në botë për 2015 – ën.

Këngëtarja, ia ka dalë të kryesojë listën e përvitshme të revistës britanike ZOO, “Hot 101”. Ajo la pas edhe mbretëreshën e vitit të shkruar Kate Upton, e Michelle Keegan, në një sondazh ku votuan qindra lexues.

Duke folur për britaniken “Express”, drejtuesja e revistës tha: “Rita Ora, prej disa kohësh është kthyer në një personazh të dashur për lexuesit e “ZOO”, por të kapërcesh nga numri 21, që mbante vitin e shkuar, në vendin e parë, është e pabesueshme”.

Siç shkruan edhe gazeta britanike, ky ka qenë një vit brilant për artisten me origjinë shqiptare. Ndër sukseset për 2015 – ën, ajo rendit rolin në “Fifty Shades Of Grey”, 3 këngë në majë të klasifikimeve në SHBA, pjesëmarrja në spektaklin e BBC, “The Voice  UK” dhe sëfundmi, ajo do të jetë pjesë e “X Factor UK”. /tvklan.al