Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, javën e ardhshme do ta vizitojë Kosovën. Kjo do të jetë vizita e parë e një kryeministri maqedonas në Kosovë.

Gjatë vizitës në Prishtinë, Zaev do të takohet me zyrtarët më të lartë të Kosovës, presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, dhe kryetarin e kuvendit Kadri Veseli.

Në delegacionin e qeverisë do të jenë edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri i Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski, ministri i kulturës, Robert Alagjovski dhe ministri i Diasporës, Edmond Ademi, raporton Alsat-M, transmeton Klan Kosova.

Maqedonia e ka njohur Kosovën në vitin 2008, kur kryeministër ishte Nikolla Gruevski.

Tv Klan