Fiton edhe Portugalia, shënon Ronaldo

Zvicra e nisi me fitore Botërorin, duke mundur 1-0 Kamerunin. Ndeshja u vendos nga goli i Embolo në fillimin e pjesës së dytë. 25-vjeçari i natyralizuar zviceran në 2014 nuk festoi, pasi shënoi në portën e vendit ku lindi.

Embolo mori një pasim të artë nga Xherdan Shaqiri, i cili është përfshirë në gjysmën e golave të Zvicrës në finalet Botërorit dhe Europianit ku ka marrë pjesë. Lojtarët e Kamerunit edhe pse patën raste për gol, nuk arritën të realizonin. Portugalia fitoi 3 – 2 me Ganën.

Loja më kërkuese e portugezëve u shpërblye. Cristiano Ronaldo realizoi me 11-metërsh në pjesën e dytë, por ganezët barazuan pak minuta më vonë me Ayew. Joao Felix në të 78′ dhe Leao në të 80′ kthyen qetësinë. Gana bëri përpjekjet sollën golin e dytë, por që nuk shërbeu për të dalë me pikë nga ky takim.

Sfida tjetër e ditës së enjte mes Uruguajit dhe Koresë së Jugut u mbyll pa gola. Përfaqësuesja amerikanojugore, ishte më kërkuese në aksionet e organizuara. Në orën 20:00 do të jetë radha e takimit Brazil – Serbi.

Tv Klan