Në fushë sot në orën 18:00 do të jenë edhe rivalët e Shqipërisë, Zvicra dhe Rumania. Mes tyre është një barazi në rezultatet e mëparshëm në përballjet direkte, por në këtë turne zviceranët e nisën me fitore, ndërsa rumunët me humbje.

Trajneri i Zvicrës,Vladimir Petkovic pranoi se duhet të tregohen të kujdesshëm, pasi Rumania ia vështirësoi punën dhe Francës, ekipi më i fortë i grupit. Petkovic do të thyejë një tabu, të fitojë dy ndeshje radhazi në një fazë finale, pasi Zvicra nuk e ka bërë diçka të tillë më parë.

Anghel Iordanescu sqaroi se objektivi i Rumanisë mbetet kalimi në fazën tjetër. Sipas trajnerit të rumunëve është punuar që të harrohet humbja me Francën, ku lojtarët e tij patën raste shënimi. Takimi i Grupit A, Rumani – Zvicër do të nisë në orën 18:00 në “Parc des Princes” të Parisit.

Tv Klan