Zëvendësministri grek i Mbrojtjes së Qytetarit, Nikos Toskas ka pritur sot në një takim ambasadoren shqiptare në Athinë Ardiana Hobdari, me të cilën ka biseduar për çështjet mes dy vendeve.

Sipas mediave greke, zv/ministri Nikos Toskas theksoi problematikën e trafikut të madh të drogës nga Shqipëria në Greqi.

Toskas i ka kërkuar ambasadores shqiptare Ardiana Hobdari që autoritetet shqiptare të forcojnë kontrollet për të goditur këtë problem serioz.

Zyrtarët folën edhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe për luftën kundër krimit të organizuar në tërësi.

Nuk është hera e parë që zv/ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarit ka shprehur shqetësimin për fenomenin e kanabisit. Në një intervistë për një radio greke, më 15 qershor deklaroi se “problemi i drogës në shtetin grek quhet Shqipëri”.

/tvklan.al