Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka dënuar gjuhën të cilën e cilëson “kërcënuese” ndaj minoriteteve në Kosovë.

“Gjuha kërcënuese nxit urrejtje ndër etnike, pra dy minoriteteve  tjera dhe që pengon rrugën e pajtimit dhe të dialogut”, thuhet në një qëndrim në faqen zyrtare të Zyrës së BE-së në Twitter, transmeton Klan Kosova.

Ky reagim, duke se lidhet me një deklaratë të deputetit të AAK-së Daut Haradinaj, i cili ka thënë se një ekstradim i mundshëm i Ramush Haradinajt në Serbi do të bënte që serbët të ndiqeshin nga Kosova.

Ramush Haradinaj qëndron i ndaluar në Francë që prej muajit Janar pas një kërkese për ekstradim të shtetit serb, i cili e akuzon ish-kryeministrin e Kosovës për krime lufte.

Haradinaj, është shpallur dy herë i pafajshëm më parë nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.