Roberto Mancini është zyrtarisht trajneri i ri i përfaqësueses së Italisë. Pas zgjidhjes së kontratës me klubin rus të Zenitit, Mancini firmosi një marrëveshje që e lidh deri në vitin 2020 me kombëtaren e kaltër.

Me një përvojë të pasur mbi supe, Roberto Mancini merr drejtimin e Italisë në një nga momentet më të vështira, pas eliminimit nga Suedia në fazën play-off të Botërorit të Rusisë. Ish-trajneri i Interit dhe Manchester City-t, zëvendëson në stolin e kaltër Gianpiero Venturën, i shkarkuar pas disfatës me Suedinë.

Tv Klan