Zëvendës ndihmës sekretari amerikan për çështjet evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee viziton sot Kosovën por nuk do të takohet me Presidentin Hashim Thaçi.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, ai do të takohet me kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe ministren për Dialog, Edita Tahiri, njofton Klan Kosova.

Ai po ashtu do të takohet edhe me zëvendës-kryeministrin Branimir Stojanoviq dhe udhëheqësin e grupit parlamentar “Srpska Lista” Slavko Simiq.

Nuk dihen ende temat e diskutimit dhe çfarë do të ketë në fokus vizita e tij në Kosovë./tvklan.al