7 kandidatë kanë aplikuar zyrtarisht për Prokuror të Përkohshëm të Përgjithshëm. Afati i fundit për të pranuar dokumentacionin ishte ora 18:00 e kësaj të marte, kur Kuvendi mbylli zyrtarisht aplikimet. Televizioni Klan ka mësuar se prokuroret që kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar janë Ferdinand Elezi, Arta Marku, Arqile Koça, Granit Shahu,  Besnik Muçi, Ermira Tafani dhe Artur Selmani.

Elezi është drejtues i Prokurorisë se Apelit në Durrës. Marku punon si prokurore pranë Prokurorisë se Shkodrës dhe ka drejtuar Task Forcën në këtë organ në 2016-ën.

Arqile Koça aktualisht punon si prokuror ne Prokurorinë e Përgjithshme në drejtorin e kontrollit te hetimit. Granit Shahu është prokuror në Tiranë ndërsa Besnik Muçi, prokuror pranë Krimeve të Rënda.

Kandidatja tjetër që synon postin e kryeprokurorit të përkohshëm, është prokurorja e Elbasanit, Ermira Tafani. Në garë do të jetë edhe Artur Selmani, prokuror para shumë vitesh në Prokurorinë e Përgjithshme.

Në shkurt të këtij viti ai i pezullua nga Adriatik Llalla për shkak të qëndrimit të dyshimtë të mbajtur në Gjykatën e Lartë, në rekursin për një vrasje të trefishtë të ndodhur në 2015 në lagjen Çole të Vlorës. Më pas Selmani u komandua në Prokurorinë e Shkodrës.

Të shtatë kandidatët do të thirren në seanca dëgjimore dhe lista me prokuroret që plotësojnë kriteret do t’i dërgohet për votim parlamentit.

Tv Klan