gruevski

Dorëheqja zyrtare e kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski përkon me vizitën e Komisionerit të Zgjerimit Johanes Han në Maqedoni dhe takimet e veçuara me udhëheqësit e katër partive politike në vend. Zgjedhjet e ardhme parlamentare janë parashikuar të zhvillohen me 24 prill.

Deri atëherë vendi do të ketë një qeveri të përkohshme që do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i VMRO-DPMNE-se, Emil Dimitriev, i cili prej vitit 2008 ka mbajtur postin e zv/ministrit të Mbrojtjes. Megjithatë, gjatë takimeve të udhëheqësve politik të Maqedonisë, me komisionerin e Zgjerimit Han janë vënë re qëndrime të ndryshme.

Siç raportojnë mediat maqedonase, Nikolla Gruevski i VMRO-DPMNE-se dhe Ali Ahmeti i Bashkimit Demokratik për Integrimin, ndryshe nga linderi i opozitës Zoran Zaev.

Tv Klan