vldet ramaValdet Rama është një futbollist i Mynih 1860. Ekipi i Bundesligës 2 në Gjermani ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit të Kombëtares nga Vajadolidi ku luajti sezonin e kaluar, por nuk ka bërë të ditur të tjera detaje.

Për Valdet Ramën ky është një rikthim në Gjermani pasi ka luajtur më parë me skudra si Hanoveri apo Igloshtadi.

Për drejtuesit e Mynih 1860 ky afrim do të përforcojë ekipin në sulm, pasi 26 -vjeçari ka aftësi shumë të mira teknike dhe është i shpejtë.

TV KLAN