

Zbulohet për herë të parë varri i Krishtit
Arkeologët të cilët ishin duke punuar në një pjesë të shenjtë të Jeruzalemit kanë zbuluar varrin origjinal të Krishtit që nga viti 1555.
Shkencëtarët po punojnë me atë çfarë besohet se është varri i Jezu Krishtit, zbulim për herë të parë në shekuj. Varri, brenda kishës së shenjtë në qytetin e vjetër të Jeruzlaemit, ka qenë i mbuluar me mermer që nga viti 1555 dhe shekuj më vonë. Por tashmë arkeologët kanë zhvendosur pllakat dhe kanë zbuluar gurin origjinal ku besohet se është varrosur Krishti. Sipas National Geographic ata po merren me teste të mëtejshme për të zbuluar si dhe ku është varrosur.