https://instagram.com/p/74-MqVx2bT/

Disa ditë përpara lançimit të këngës së plotë, e cila do të jetë kolona zanore e filmit të ri “Spectre”, të James Bond, Sam Smith ka publikuar një pjesë të saj në llogarinë e tij në Instagram.

Kënga titullohet “Writing’s on the Wall”. Këngëtari 23 – vjeçar ka shkruar në postimin e tij se na ndajnë edhe 4 ditë nga publikimi i saj i plotë.

Në fillimi të këtij muaji, me anë të një postimi në Twitter, Smith zyrtarizoi se do të ishte ai këngëtari i kolonës zanore për serinë e re të James Bond, ndërsa shkruante: “Kjo është një ndër arritjet e mia më të mëdha në karrierë”.

Filmi “Spectre” do të ketë premierën e tij në Londër më 26 tetor 2015./tvklan.al