1.15 miliardë euro, Ahmetaj tregon sa janë dhuratë dhe sa kredi

1.15 miliardë euro, Ahmetaj tregon sa janë dhuratë dhe sa kredi

22:56 17/02/2020

Sapo ka mbërritur nga Brukseli ku u zhvilluar Konferenca e Donatorëve, Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj në studion e “Opinion” ka sqaruar donacionet që janë bërë për Shqipërinë.

Ahmetaj u shpreh se nga 1.15 miliardë euro të mbledhura nga kjo konferencë në ndihmë të rindërtimit të Shqipërisë pas goditje nga tërmeti i 26 Nëntorit, 400 milionë janë para dhuratë dhe rreth 700 milionë janë kredi të buta.

Arben Ahmetaj: Rreth 400 milionë janë para që na i dhurojnë, nuk na i japin borxh, 700 milionë janë kredi të buta, me një kosto shumë  të ulët, disa i kanë edhe nën 2%.

Blendi Fevziu: Këto para janë vetëm për dëmet e tërmetit?

Arben Ahmetaj: Janë të asociuara me gjithë dëmin që kemi pasur në 26 Nëntor, shkojnë përtej rindërtimit, por tek rimëkëmbja ekonomike.

Blendi Fevziu: Sa ka dhënë Franca?

Arben Ahmetaj: 60+1… 60 milionë euro kredi dhe 1 milion dhuratë. /tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi