Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj në studion e “Opinion”, ka dhënë detaje për donacionin e bërë sot në Konferencën e Donatorëve në Bruksel.

Ahmetaj ka saktësuar dhurimet dhe kreditë që janë dhënë nga shtetet, ndërsa ka sqaruar dhe donacionin e Francës, që ishte 100 milionë euro në total.

Arben Ahmetaj: T’ju sqaroj për 100 milionë…Është dhe 100 milionë kredi e butë, që e jep për disa korsi ekonomike apo socio-ekonomike, një ndër to ishte dhe mbështetja e gruas në biznes, nuk kanë lidhje me këto të tërmetit.

Blendi Fevziu: 60 milionë për tërmetin, ose lekët e tjera, do menaxhohen nga këto vende?

Arben Ahmetaj: Janë të dyja kositë, një është ajo që kalon direkt në buxhetin e shtetit dhe vendoset në zërin e tërmetit.

Blendi Fevziu: Se mos i merrni dhe i çoni për gjë tjetër, apo se bëni dot këtë?

Arben Ahmetaj: Këtë pyetje ju do ta bëni gjithmonë…

Blendi Fevziu: Deriii sa të sa të marr vesh dhe centin e fundit.

Arben Ahmetaj: Unë do të të them kliko në uebsajtin…

Blendi Fevziu: Se mos janë si tek ai sondazhi?

Arben Ahmetaj: Atë e bërë vete ti…

Gjergj Buxhuku: Do dali qeveria me eurobondin 500 milion?

Arben Ahmetaj: E ka pyetjen e drejtë por është pavend sot. Po do dalë. Dalja në eurobond nuk ka lidhje më ketë.

Gjergj Buxhuku: Atëherë do tentojë në rritje borxhi publik?

Arben Ahmetaj: Jo?

Gjergj Buxhuku: Po si?

Arben Ahmetaj: Meqë ma kthen në eurobond, do të ta kthej në teknike, quhet menaxhim detyrimesh. Pra 400 milion është dhuratë. /tvklan.al