Togat e zeza i japin pafajësi Jennifer Chollet, ndërsa nga 9 vite burg për Zinedin Nkeh dhe Jose Ngakam

Gjykata e tiranës vendosi 18 vite burg për 2 shtetasit e huaj që tentuan që të fusnin në qarkullim në territorin e Republikës së Shqipërisë rreth 1.2 milion Euro, kartëmonedha të falsifikuara. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, që ju ulet 1/3 e dënimit, 2 shtetasit e huaj Josoue Ngankam nga Kamerunasi si dhe bashkëpunëtori i tij, Zinedine Nkeh, rrezikojnë që të mbyllen në qeli për nga 6 vite secili.

Togat e zeza në përfundim vendosën që zviceranen Jennifer Chollet, ta shpallin të pafajshme pasi nuk u provua akuza që ajo të ishte e përfshirë në çështjen e falsifikimit të parave. 53-vjeçarit Ngankam nga Kameruni, iu gjetën 1.2 milionë euro false në Rinas, ndërsa bashkëpunëtorët e tij u arrestuan disa ditë më pas.  

Zviceriania Chollet jetonte prej disa vitesh në vendin tonë dhe emri i saj si bashkëpunëtore është shfaqur pas marrjes së deklarimeve të Ngankam, por që shkalla e parë i dha pafajësi.  Për Jennifer Chollet, prokuroria theksonte se përveç bashkëpunimit në shit-blerje të pronave që kishte krijuar në Tiranë, po ashtu kishte krijuar lidhje edhe me exchange.

Ajo thotë se nuk është fajtore dhe nuk ka asnjë dijeni për ngjarjen e kapjes së parave false në Rinas. Ndërsa Kamerunasi Josoue Ngankam kishte qenë edhe dy herë të tjera në Shqipëri dhe kishte rolin e korrierit.

Në deklarimet e para të dhëna para hetuesive ai është shprehur se ishte  nisur nga Franca me transit Stambollin drejt Tiranës dhe në aeroport do ta priste një bashkëkombës i tij me emrin Toni. Ky I fundit I kishte dhënë valixhen ku u gjetën parat e falsifikuara në Francë.

Klan News