Një vlerësim gjithëpërfshirës për të përcaktuar aktivet dhe detyrimet e tij dhe për të vlerësuar potencialin e tij tregtar ka nisur prej disa javësh në llogaritë e Interit nga Fondi Saudit, i cili siç raportohet nga mediat italiane, ka paraqitur një ofertë për klubin zikaltër tek Banka e Investimeve Amerikane e ngarkuar me gjetjen e një blerësi.
Fondi, i përbërë nga sipërmarrës sauditë, është i gatshëm të kënaqë dëshirat e Zhang, duke e vlerësuar klubin në 1.3 miliardë.
Një vlerësim që merr në konsideratë statusin e ri ndërkombëtar të arritur nga italianët dhe gjithashtu diskutimet në vazhdim për stadiumin e ri që mund të ngrihet në bashkëpunim me Milanin.
Operacioni Inter ka si të veçantë faktin se banka ka të bëjë me sipërmarrës kinezë të cilët nuk lëshojnë lehtë asetet e tyre duke rifinancuar kreditë e marra.
Nga ana tjetër, rezultatet në fushën e lojës mund të ndikojnë në familjen Zhang për t’u tërhequr nga shitja. Arabët janë të gatshëm të vijojnë negociatat deri në fund të këtij sezoni.
Tv Klan