Shqipëria po kthehet në një destinacion të preferuar për të huajt qoftë për çështje personale apo edhe për pushime, por në të njëjtën kohë edhe shqiptarët sa vjen e udhëtojnë më shumë jashtë Shqipërisë.

Shifrat e fundit të bëra publike nga Instituti i Statistikave, tregojnë se në Shqipëri në 5 muajt e parë të këtij viti kanë hyrë gjithsej 1.4 milionë shtetas të huaj me një rritje prej 7.7% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa numri i shqiptarëve që ka udhëtuar jashtë në periudhën Janar –Maj është afro 2 milionë, me një rritje prej 5.5% në krahasim me 5 mujorin 2017.

Vendin e parë të vizitorëve vijojnë ta mbajnë Kosovarët .Në vend të dytë janë maqedonasit, më pas vijnë grekët, malazezët, italianët etj.

Një muaj më parë, sipas INSTAT, rritje më të madhe të të huajve e kanë shënuar shtetasit polakë dhe Gjermanë ndërsa është shënuar rënia e atyre nga Kosova, gjë që shpjegohet kryesisht me muajin e Ramazanit.

Të huajt thonë se vijnë në Shqipëri më së shumti për qëllime personale, për pushime, për të vizituar miqtë, vizita një ditore, për të kryer trajtime shëndetësore, qëllime biznesi, fetare etj.

/Klan Plus