1-5 vjet burg për goditjen e një polici


1-5 vjet burg për goditjen e një polici

15:55 03/05/2019

Drafti i qeverisë për ndryshimet në Kodin Penal pritet të prekë 3 elementë. Ashpërsin e dënimit mbi goditjet ndaj punonjësve të policisë dhe mjekëve, ashpërsimin e dënimit për raset e dhunës në stadiume dhe disa ndryshime për krimet mjedisore.

Kuvendit i propozohet që goditija ndaj efektivë të policisë ose mjekëve të dënohet nga 1 deri në 5 vite heqje lirie. E njëjta masë dënimi propozohet edhe për dhunën në sport në rastet e goditjes së arbitrave, trajnerëve apo sportistëve.

Gjithashtu ndryshime do të pësojë edhe dënimi mbi organizimin e lojërave të fatit të palejuara, ku parashikohet të rritet nga 2 deri në 5 vjet heqje lirire, nëse në lojë marrin pjesë persona nën moshën 18 vjeç.

Drafti propozon që të rritet edhe masa e dënimit për armëmbajtjen pa leje nga 5 deri në 7 vjet burgim. Sa i takon krimeve mjedisore për ndotjen e ajrit, tokës apo për dëme të pakthyeshme të ekosistemit, faunës dhe florës, propozohen dënime nga 1 deri në 5 vjet burgim.

Projektligji parashikon dënim me gjobë deri në 3 vite burg për personat që bllokojnë rrugët ose lëvizjen e mjeteve të transportit rrugor.

Tv Klan




Të ngjashme