Mbeten të larta shifrat e pacientëve në spital

Pandemia ka shënuar sërish shifra të larta të të infektuarve të rinj në vendin tonë. Nga 5280 testime të kryera kanë rezultuar pozitive 1697 raste ç’ka do të thotë se 1 në 3 të testuar ka dalë i infektuar me virusin. Rastet më të shumta vijon t’i ketë kryeqyteti me 745 të tillë i ndjekur nga Durrësi, Shkodra, Gjirokastra, Vlorë, Elbasani, etj.

Në të gjithë vendin numërohen 21 167 të sëmurë aktivë. Në të njëjtat shifra me një ditë më parë mbeten të shtruarit në spitale ku po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 persona. 2 prej tyre ishin nga Tirana ndërsa të tjerët nga Elbasani dhe Shijaku të moshave nga 73 në 86 vjeç. Shkon kështu në 3269 numri i viktimave që nga nisja e pandemisë në vendin tonë.

Ministria raportoi edhe për 935 të shëruar duke e çuar numrin e atyre që e kanë kaluar sëmundjen në mbi 208 mijë persona.

Tv Klan