Raporti vjetori i Kontrollit të Lartë të Shtetit pritet që të shkaktojë një përplasje mes këtij institucioni dhe Parlamentit gjatë kohës që do të diskutohet në Kuvend.

KLSH jo vetëm që pranon se ka një opinion të kundërt me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për mënyrën e menaxhimit dhe raportimeve të financave publike, por ka zbuluar edhe një dëm ekonomik në vlerën 193 milion Eurove si dhe shkelje të disiplinës financiare të cilat arrijnë 923 milionë Euro. Në total shkeljet e institucioneve shtetërore për vitin e shkuar arrijnë shkel 1.7 miliardë Euro.

Kjo shifër e parregullsive financiare dëmit ekonomik që administrata ka bërë me paratë e tatimpaguesve arrin në 13% të prodhimit kombëtar të vendit.

Në analizën e KLSH-së rezulton se shpërdorimi i parave publike me dëm ekonomik është rritur gjatë viteve të fundit në mënyrë eksponenciale.

Për një dekadë, nga viti 2002 deri në 2011-ën, dëmi ekonomik zë vlerën e 376 milion Eurove, ndërsa për periudhën 2012-2018 është 5 fishuar, duke arritur në 1.8 miliardë Euro.

Kontrolli i Lartë i Shtetit evidenton se detyrimet e prapambetura vijojnë të mbeten problem në financat publike duke bërë që gjatë 2018-ës të jenë paguar fatura me vlerë 100 milion Euro, të cilat duhet të ishin shlyer në 2017-n, çka ka bërë që të mos ketë rritje faktike të buxhetit nga viti në viit.

Për vitin 2017-ë defiçiti buxhetor sipas llogaritjeve të KLSH-së duhet të ishte 3.54% e prodhimit të brendshëm bruto dhe jo 2% sa raportohet nga Ministria e Financave, ndërsa borxhi do të luhatej mes nivelit 70-74% e prodhimit të brendshëm bruto, dhe jo rreth nivelit 65% sa e parashikon plani buxhetor afatmesëm i miratuar nga qeveria.

Tv Klan