INSTAT: 57% më shumë të huaj se në vitin e kaluar

Prania e të huajve që vizitojnë Shqipërinë po vërehet më shumë se kurrë rrugëve të qyteteve kryesore.

Interesi i të huajve për Shqipërinë po vërehet më shumë se kurrë rrugëve të qyteteve kryesore.

Të dhënat më të fundit të INSTAT pohojnë një shtim të numrit të turistëve, vetëm në katër muajt e parë të vitit kanë hyrë në Shqipëri rreth 1.7 milionë të huaj.

Ky numër është rritur me 57 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Ndërkohë në muajin Prill numri i shtetasve të huaj të ardhur në Shqipëri është rritur me 53% krahasuar me po të njëjtin muaj të vitit të shkuar.

Sipas vlerësimve të INSTAT, shumica e të huajve vijnë për qëllime personale dhe pushime.

Në muajin e katërt të këtij viti, të huajt kanë ardhur më së shumti nga shtetet europiane, pasuar nga vendet e Amerikës së largët dhe Azisë Lindore.

Jo vetëm të huajt, por edhe numri i shqiptarëve të hyrë në atdhe ka njohur rritje me 27% për periudhën Janar – Prill, krahasuar me Prill 2022.

Tv Klan