indonezianiaQeveria indoneziane ka marrë vendimin se do të paguajë 1.8 milionë dollarë, për të shmangur ekzekutimin me vdekje të shtetases së tyre, e cila ka kryer një vrajse në Arabinë Saudite.

Gruaja që shihni në foto quhet Satinah. Ajo ishte e punësuar si shërbëtore në një familje në Arabinë Saudite. Gjatë një zënke me pardonen e saj, në vitin 2007 ajo e goditi atë me grushte. Padronia e saj nga ky incident ra në koma e më pas ndërroi jetë në spital.

Autoritet në Arabinë Saudite arritën të arrestonin indonezianen, gjatë kohës që ajo po tentonte të arratisej. Përpara drejtësisë, Satinah e pranoi fajin dhe tregoji edhe detaje të tjera se si kishte ndodhur ngjarja.

Vendimi i vendasve ishte se gruaja indoneziane do të dënohej me vdekje. Gjykata vendosi shumën prej 1.8 milionë dollarësh, që familja e Satinah duhet të paguante si dëmshpërblim. Në të kundërt, data 5 Prill do të shënonte ekzekutimin e saj.

Familjarët e gruas u vendosën në lëvizje për të mbledhur shumën e kërkuar në vendin e tyre, nëpërmjet fushatave ndërgjegjësuese. Pavarësisht përpjekjeve, shuma e mbledhur nuk mjaftonte për të paguar qeverinë e Arabisë Saudite.

Pas kësaj qeveria inoneziane mori vendimin që të plotësojë shumën e munguar për të shmangur dënimin me vrasje të shtetases së tyre.

Pavarësish kësaj, në Indonezi kanë nisur replikat se paratë e vendit nuk duhet shpenzuar për të paguar dëmshpërblimin e 41 vjeçares, Satinah.

Tvklan/Kristi Petro