Kompania indiane u jep një ditë pushim punonjësve për të parë “Casa de Papel”

Seriali më popullor i momentit “La Casa de Papel” ka gozhduar para ekranit fansa kudo nëpër botë.

Teksa të gjithë mezi presin të shohin sezonin e pestë një kompani indiane u ka dhënë një ditë pushim punonjësve të tij në mënyrë që ata të kenë  mundësi të shohin serialin e tyre të preferuar.

CEO i kompanisë, “Verve Logic” e ka shpallur ditën e nisjes së serialit si “Netflix dhe Chill Holiday”.

Në mesazhin e tij drejtuar punonjësve të tij në mediat sociale, CEO i Verve Logic tha se “është në rregull të bësh një pushim herë pas here”. Në një postim në mediat sociale në Twitter kompania në fjalë u drejtohej kështu punonjësve të saj.

“Merrni kokoshkat dhe përgatituni t’i jepni një lamtumirën e  fundit profesorit tonë më të dashur dhe gjithë kastës”.

Ai e përfundoi mesazhin e tij duke thënë: “Bella Ciao, Bella Ciao.” Seriali i suksesshëm spanjoll ka qenë një fenomen kur u shfaq premierë në 2017. Sezoni i tij i katërt, i publikuar në Prill 2020 në Netflix, është parë nga rreth 65 milionë njerëz.

Klan News