Mbeten edhe 176 raste aktive me Covid

Një qytetar tjetër nuk e fitoi dot betejën me koronavirusin në Kosovë duke e çuar në 2.251 numrin total të viktimave që prej nisjes së pandemisë vitin e shkuar.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi gjithashtu se nga 1.938 testime të kryera janë regjistruar 16 raste të reja me koronavirus.

Autoritetet shëndetësore bën të ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar 18 pacientë, ndërsa mbeten edhe 176 raste aktive me Covid.

Tv Klan